Kanadaja legalizon përdorimin e kanabisit
Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një ligj që legalizon përdorimin e marijuanës në mbarë vendin. Dekreti mbi kanabisin kaloi pengesën e tij përfundimtare në një votim 52-29 në Senat.
Projekt-ligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet droga. Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë kanabis në fillim të këtij Shtatori.
Vendi është i dyti në mbarë botën që ka legalizuar përdorimin rekreativ të drogës.
Uruguai u bë vendi i parë që legalizoi shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ në Dhjetor të vitit 2013, ndërkohë që një numër shtetesh amerikane kanë votuar gjithashtu për ta lejuar atë.
Mbajtja e kanabisit fillimisht konsiderohej një vepër penale në Kanada në vitin 1923, por përdorimi mjekësor është legalizuar që nga viti 2001./tvklan.al