Kanali i Otrantos, kanali i trafiqeve ilegale (2 Gusht 2000)


Kanali i Otrantos, kanali i trafiqeve ilegale (2 Gusht 2000)

11:55 02/08/2000

Lufta kundër trafiqeve në kanalin e Otrantos çoi sot në Vlorë ministrat Spartak Poçi dhe Ilir Gjoni. Ministri i Rendit gjatë një takimi me efektivat e policisë e cilësoi Vlorën si portën e madhe midis Lindjes dhe Perëndimit. Sipas Poçit puna për bllokimin e trafiqeve ilegale nuk duhet të jetë një luftë guerrile, por një zgjidhje afatgjatë.

Ministri i Rendit vizitoi shkallën e komandimit të luftës së trafiqeve në ishullin e Sazanit si dhe bazën e Guardia di Finanzës me bazë italo-shqiptar. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Gjoni gjatë vizitës së tij në bazën ushtrake të Pashalimanit deklaroi se për momentin ka një boshllëk ligjor përsa i përket angazhimit të flotës detare në luftën kundër trafiqeve.

Gjoni do t’i kërkojë kryeministrit javën e ardhshme zhvillimin e një mbledhje me pjesëmarrjen ministrave të Rendit, Mbrojtjes, Financave dhe atë të Bujqësisë për të rakorduar veprimtarinë dhe përfshirjen e forcave detare të Shqipërisë në luftë kundër trafiqeve./tvklan.al






Të ngjashme