Kancelarët e universiteteve mbledhje për ligjin e ri të arsimit të lartë (25 Janar 1999)


Kancelarët e universiteteve mbledhje për ligjin e ri të arsimit të lartë (25 Janar 1999)

10:30 25/01/1999

Parlamenti fton kancelarët e universiteteve shqiptare të diskutojnë për ligjin e ri për arsimin e lartë në Shqipëri. Në Komisionin Parlamentar të Arsimit dhe Shkencës mes tetë kancelarë universitetesh nga Tirana dhe rrethe të tjera kanë shpjeguar rëndësinë që ka pavarësia ekonomike e universiteteve shqiptare, mënyrën e menaxhimit të fondeve, organizimin e strukturave dhe zgjedhjen e rektorëve. Të gjitha vërejtjet e paraqitura për këtë projektligj do t’i bëhen të njohura specialistëve të Ministrisë së Arsimit. Pritet që projektligji për arsimin e lartë të kalojë në Parlament./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme