Kancelari austriak viziton Kosovën javën e ardhshme


Kancelari austriak viziton Kosovën javën e ardhshme

11:43 01/11/2018

Kancelari austriak Sebastian Kurz do të vizitojë Kosovën e Serbinë në javën e ardhshme. Të hënën dhe të martën janë planifikuar takimet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive të të dyja vendeve.

Përveç çështjeve dypalëshe, bisedimet do të përqëndrohen në konfliktin e bllokuar midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj të Kosovës dhe afrimit të BE.

Kurz vizitën e tij në Ballkan do ta fillojë të hënën në Beograd ku gjatë ditës do të zhvillojë takime me Presidentin e Serbisë Aleklsander Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Në Prishtinë, ai do të arrijë të hënën në mbrëmje.

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës. Në vizitën e tij ai dëshiron “të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”. /Klan Kosova






Të ngjashme