Kandidatë me emra të ndryshuar në lista, disa kryetarë partish fusin gjithë fisin të kandidojë
Formularët e dekrimianlizimit, të publikuar nga KQZ, zbulojnë se disa prej kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit rezultojnë me emra të ndryshuar, apo të dënuar më parë për vepra të ndryshme, jo të rënda.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi është mes atyre që ka ndryshuar emrin. Sipas formularit të vetëdeklarimit, prindërit e kanë regjistruar në gjendjen civile me emrin Sasha Gjinushi. Por kreu i Socialdemokrateve nuk e ka përdorur asnjëherë këtë emër.
Edhe një tjetër personazh i njohur i politikës e ka ndryshuar emrin e vënë nga prindërit. Spartak Braho quhej dikur Zylyftar.
Arben Seferaj, kandidat në qarkun e Tiranës ka ndryshuar si emrin ashtu edhe mbiemrin. Ai quhej Niko Papa dhe rezulton të ketë ndryshuar edhe atësinë.
Të njëjtin emër dhe mbiemër, Niko Papa e ka mbajtur edhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Azbi Arapi.
Rasti i kandidatit të qarkut të Dibrës i Partisë Socialiste, Myfit Duriçi është ai që bie më shumë në sy për ndryshimin e gjeneraliteteve . Plot 3 herë ai e ka ndryshuar emrin nga Myfyt që e ka pasur në fillim në Mufit e më pas në Myfit.
Një tjetër kandidat me gjeneralitetet e ndryshuar është edhe ai i Mariglen Dishës, i cili më parë ka mbajtur emrin Hysen.
Një nga çuditë e listave është zgjedhja e kandidatev nga i njëjti fis. Partia minoritare greke MEGA ka 15 kandidatë me mbiemrin Buzuka, ndërsa Partia Aleanca Demokratike ka 15 kandidatë me mbiemrin Abazi.
5 kandidatë nga listat zgjedhore të partive të rezultojnë se kanë patur problem me drejtësinë. Kandidati në qarkun e Durrësit, Alban Ramohitaj rezulton i dënuar për vjedhje energjie.
Tv Klan