Kandidatet socialiste për Bashkinë e Kavajës – (6 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Socialistët kanë përzgjedhur mbrëmë kandidatët me të cilët synojnë të fitojnë Bashkinë e Kavajës dhe të Shijakut. Objektivin për fitoren socialiste në këto bastione të demokratëve i ka deklaruar vetë kryesocialisti Fatos Nano. Mbrëmë socialistët e Kavajës, kanë përzgjedhur dy kandidatë për kryetar të bashkisë së qytetit, Sulejman Dakli, kryeinspektor i arsimit, përfaqësues i shoqërisë civile është kandidati kryesor përball mësuesit kavajas, Ismail Bizhuta.
Për zgjedhjen mes këtyre dy kandidatëve socialistë për Bashkinë e Kavajës, do ta bëjë kryesia e PS në Tiranë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame