Kandidati demokrat Besnik Mustafaj prezanton platformën e tij elektorale (7 Shtator 2000)
Besnik Mustafaj, kandidati demokrat i Bashkisë së Tiranës u ka paraqitur banorëve të njësisë adminsitrative 7, platformën e tij elektorale. Kryeqyteti u përket qytetarëve të barabartë pavarësisht nëse janë të ardhur apo autokton në Tiranë deklaroi Mustafaj.
“Ne do të zgjidhim përfundimisht problemet e pronësisë duke shkuar tek regjistrimi përfundimtar i pasurisë së patundshme të gjithë atyre që banojnë sot në Tiranë. Pra, duke zgjidhur përfundimisht këtë problem, ne njëkohësisht kemi njohur të drejtën e plotë të shpërndarjeve dhe kemi të gatshëm zgjidhjen për kompesimin e atyre atje ku kthimi i pronave është i pamundshëm dhe për legalizimin përfundimtar të pronësisë mbi shtëpitë trojet të atyre që janë vendosur në periferi të Tiranës apo në zemër të Tiranës.”
Mustafaj ka takuar edhe përfaqësues të ODHIR për të diskutuar për parregullsitë në listat e votuesve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame