Kandidati i krahut të majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Meksikë


Kandidati i krahut të majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Meksikë

09:29 02/07/2018

Kandidati i majtë Andrés Manuel López Obrador ka fituar zgjedhjet presidenciale në Meksikë, duke thënë se po vjen një ndryshimi i rrënjësishëm.

Ish kryetari i Bashkisë së Meksiko-City, i njohur nga bashkimi i inicialeve të tij si AMLO, është shpallur fitues i zgjedhjeve dhe rivalët e tij e kanë pranuar humbjen.

Ai u zotua se do të luftojë korrupsionin duke thënë se ky fenomen ishte shkaktari i dhunës dhe pabarazisë në vend.

Obrador gjithashtu tha se do të dyfishojë pensionet për të moshuarit dhe të kërkojë lidhje miqësore me Shtetet e Bashkuara.

Marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar që nga ardhja në pushtet e Presidentit Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër Meksikën mbi tregtinë dhe migracionin./tvklan.al 






Të ngjashme