Kandidati i PAD Arben Demeti prezanton platformën për Bashkinë e Tiranës – (13 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në ditën e 13 të fushatës elektorale aleancistët paraqitën platformën elektorale për Tiranën. Krahas kandidatit për kryetar bashkie Arben Demeti, u prezantuan 11 kandidatët për njësitë bashkiake. Ismail Sharra, Dëfrim Shkupi, Dhanil Reveli, Bujar Taullau, Altin Bamllari, Fatmir Manushi, Niko Naskaj, Jorgo Papingji, Hasan Kasmi, Nora Malaj dhe Shahin Berberi. Ndër veprimet e menjëhershme për Tiranën kandidati për kryebashkiak Arben Demeti përmendi.
Arben Demeti:- “Organizim i menjëhershëm i punës për nevojat emergjente në rrugë, në kanalizime, në ujësjellësa, në pastrimin e mbeturinave dhe në ndriçimin urban etj. Së treti, azhornimi i menjëhershëm i situatës me ndërtimet dhe ushtrimi i një kontrolli të plotë në bashkëpunim dhe me policinë ndërtimore, për të mos lejuar më asnjë ndërtim të ri pa leje. Së katërti ngritja e një zyre informacioni për marrjen e informacionit të shpejtë për të gjithë këto probleme në lidhje të drejtpërdrejt me qytetarët dhe e pesta, hartimi i një buxheti për vitin 2001 sa më të saktë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame