Kandidati për Bashkinë Tiranë Edi Rama, takim me veteranët (11 Shtator 2000)
Veteranët dhe pensionistët kryeqytetas, sot kanë patur mes tyre kandidatin për kryebashkiak Edi Rama. Shtrëngime duarsh, urime dhe brohoritje për përfaqësuesit e brezit më të vjetër të Tiranës, veteranë të luftës dhe pensionistë me bindje të ndryshme politike pritën kandidatin më të ri për kryetar bashkie.
“Tirana ka humbur shumë dhe këto humbje më shumë se kujdo tjetër janë humbjet e më të pafajshmëve. Humbjet e të vjetërve dhe fëmijëve sepse janë më të moshuarit dhe më të miturit ata që kanë nevojë më shumë për hapësira të gjelbërta dhe të pazaptuara. Për fat të keq është e pamundur të rikthehet Tirana e para tranzicionit e cila kishte dhe ajo problemet e saj, por në asnjë mënyrë dhe gjithsesi me zgjuarsi dhe dashuri mund të ishte një bazë shumë e mirë zhvilimi ndryshe.”/tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj