Kandidati republikan Maksim Haxhia shpall platformën për Bashkinë e Tiranës – (30 Gusht 2000)


Kandidati republikan Maksim Haxhia shpall platformën për Bashkinë e Tiranës – (30 Gusht 2000)

15:44 30/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

15 mijë vende të reja pune për tiranasit, një plan i ri urbanistik për kryeqytetin, vendosja nën autoritetin e bashkisë, policisë bashkiake dhe policisë ndërtimore, kthimi i pronave dhe lirimi i banesave të ish-pronarëve. Këto janë pikat kryesore të platformës elektorale të kandidatit republikan për Bashkinë e Tiranës, avokatit Maksim Haxhia.

Në prezantimin e parë zyrtar, Haxhia së bashku me 11 kandidatët republikan për njësitë bashkiake të kryeqytetit vunë në dukje se Tirana sot vuan nga 11 mijë familje të pa streha, 9 mijë familje në asistencë dhe 10 mijë të rinj të droguar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme