Kandidaturat e PS për kryetar partie – (17 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është ashpërsuar sfida për kryetarin e ri të socialistëve. Vetëm dy muaj para kongresit, ndërkohë që Nano ka nisur fushatën në bazë me ndryshimin e statutit të PS delegatëve në kongres do tju paraqiten tre kandidatura. Nga burimet e brendshme brenda selisë socialiste, mendohet se tre kandidaturat do të jenë Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Fatos Nano.
Fushata e ish-kryetarit Nano në bazë ka shkaktuar reagime të ndryshme në kampin socialist. Sekretari organizativ Legisi shprehet se Nano duhet të zbatoj statusin e partisë.
Ndre Legisi:- “Do kërkoja të repektohej rruga statutore që nënkupton një procedurë tjetër nga kjo që ka zgjedhur Nano”.
Ndërkohë ish-nënkryetari Pëllumbi thekson se është i gatshëm të vihet përball Nanos në Kongres. I pyetur për pritjen që socialistët e Durrësit i bën socialistit Nano, Pëllumbi shprehet:
Servet Pëllumbi:- “Nuk mendos se të tallesh është maksimale”.
Pëllumbit i kundërpërgjigjet deputeti socialist i Vlorës Alushi.
PS Alushi:- “Durrësi tregoi një mbështetje të admirueshme për kryetarin Nano”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame