Kandilat e detit pushtojnë Durrësin – (18 Qershor 2000)


Kandilat e detit pushtojnë Durrësin – (18 Qershor 2000)

09:09 18/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas shumë vitesh mungesë kandilat e detit u kthyen përsëri në plazhet e Adriatikut. Ata që janë ndeshur me këtë gjallesë deti, ruajnë kujtime të hidhura të diegies dhe skuqes së lëkurës. Pushuesit shprehen se kanë frikë të futen në det.

Sipas specialistëve të Institutit të Kërkimit të Peshkut, kandili i detit kërkon ujra të pastra, prandaj në përgjithësi qëndron larg ujrave të ndotur shqiptare. Por këtë radhë, duket se një kapriço e natyrës, i ka bërë të pushtojnë Durrësin e Golemin. Sidoqoftë përveç besdisjes që shkakton diegia prej tyre, këta butakë nuk përbëjnë rrezik tjetër për pushuesit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme