“Kanibali” vret prostitutën dhe i fsheh organet e brendshme në frigorifer për t’i ngrënë
Një 63-vjeçar u arrestua, pasi akuzohet për vrasjen e një prostitute sllovake. Alfred U., u tha policëve se i fshehu organet e brendshme të saj, në frigorifer për ti ngënë më vonë.
"Unë kisha menduar t’i shijoja më vonë"
, u tha Alfred U., oficerëve të policisë. [caption id="attachment_381525" align="aligncenter" width="634"] (Alfred U., autori i krimit makabër)[/caption] Ai i tha policisë se e preu trupin e saj me një sharrë në shtëpinë e tij në lagjen Brigittenau të Vjenës. Policia filloi hetimin, pasi trupi i saj u gjet në fund të liqenit Neusiedl, i cili shtrihet në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë. Pasi gjeti trupin policia konstatoi se kufomës i mungonin organet e brendshme. Të mërkurën, policia dhe prokurorët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në qytetin Eisenstadt, ku thanë se Alfred U., është aktualisht në paraburgim./tvklan.al