Kanos me armë një person, pranga 25 – vjeçarit


Kanos me armë një person, pranga 25 – vjeçarit

12:58 23/08/2017

Policia ka vënë në pranga një të ri, pasi ka kanosur me armë zjarri një 53 -vjeçar. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se për motive të dobëta, Pashk Marku , 25 vjeç, banues në fshatin Fan në Mirditë, ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin M.P. 53 vjeç , banues në fshatin Fanë në Mirditë, duke gjuajtur në ajër.

Falë veprimeve të shpejta policore e të mirëorganizuara , në bashkëpunim me shërbimet policore kufitare Kapshticë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit Pashk Marku, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në tentativë për të kaluar jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosja” parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./ tvklan.al






Të ngjashme