Kanos prokurorin, arrestohet 21-vjeçari


Kanos prokurorin, arrestohet 21-vjeçari

17:46 24/06/2016

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi pas përfundimit të një procesi gjyqësor ka kanosur prokurorin. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit, Gjirokastër.

Në pranga ka rënë Rustem Mahmutaj, 21 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër pasi ka kanosur prokurorin Gj.F.

Më datë 24.06.2016, Mahmutaj ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit, pasi akuzohej për “moskallëzim krimi”.

Pasi ka mbaruar procesi gjyqësor, 21-vjeçari ka kanosur për shkak të detyrës Prokurorin pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të Rustem Mahmutajt  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër./tvklan.al






Të ngjashme