Kanosi dajën, arrestohet pas 4 orë negocimesh 47 – vjeçari me probleme mendore


Kanosi dajën, arrestohet pas 4 orë negocimesh 47 – vjeçari me probleme mendore

15:28 09/09/2016

Një 47 – vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka rënë në prangat e policisë, pas 4 orë negocimesh.

Gëzim Mustafaj, banues në fshatin Gosë të Kavajës u arrestua pasi policia mori një telefonatë ku dyshohej se ai kishte kanosur dajën e tij, 56 – vjeçarin me inciale L.Z, banues në Durrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije gjithashtu se 47 – vjeçari, për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N.M, 76 – vjeç dhe nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe. Për pasojë, sqaron policia, gjendja e saj shëndetësore sa  vinte dhe rëndohej.

Ndalimi i 47 – vjeçari u bë në një operacion policor mes efektivëve të Tiranës, në bashkëpunim me komisariatet e policisë Rrogozhinë e Kavajë, si dhe në bashkëpunim me Forcat RENEA. Pas katër orë negocimesh u arrit neutralizimi i tij. Mustafaj është dërguar drejt spitalit Nr 5 Tiranë, për mjekim më të specializuar. /tvklan.al






Të ngjashme