Kanye West shtrohet në spital, arsyeja…
Kanye West po kalon një periudhë te vështirë. Artisti është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një vizite psikiatrike. Reperi ka anuluar gjithashtu turin e tij të nisur në muajin gusht.
Nuk janë këto ditët më të mira për këngëtarin Kanye West.
Pas episodit të grabitjes që pësoi bashkëshortja e tij, Kim Kardashian në Paris, këtë herë problemet i ka patur West.
Pak ditë më parë artisti anuloi turin që kishte filluar në muajin gusht dhe një ditë më pas koncertin që kishte në Los Angeles.
Sipas faqes amerikane TMZ, ylli i repit është shtruar në spital si pasojë e stresit nga i cili vuante së fundmi.
Policia e Los Angeles ka shkuar në shtëpinë e trajnerit të tij Harley Pasternak, pas një telefonate emergjente, e ndonëse Ëest kishte treguar rezistencë ndaj kërkesës për ta çuar në spital, kanë arritur ta çojnë për t’iu nënshtruar një vizite psikiatrike.
Luhatjet me sjelljet e tij kanë rënë në sy në koncertin që po mbante në Sacramento, ku gjysmë ore pasi doli në skenë u largua dhe nuk u kthye më.
Gjatë kësaj kohe Kanye West këndoi vetëm dy këngë dhe shfryu mllefin e madh ndaj Facebook, kolegut të tij Jay Z e gjithashtu Hillary Clinton.
Ai madje shkoi me tej kur tha se Beyonce do të pranojë të këndojë në MTV Awards vetëm nëse do të marrë çmimin “Videoja e vitit”.
Këto probleme emocionale 39-vjecari i ka treguar edhe në një koncert në Oakland, në 22 tetor ku ai deklaroi se edhe çmimet Grammy janë të manipuluara.
Kanye është konsideruar nga shumë media rozë si një artist kompleks i cili kërkon ta sprovojë veten edhe në politikë.
Pas fitores së Donald Trump, West, si një mbështetës i fortë i tij është shprehur se ka besimin që tani Amerika do të bëhet më e mirë.
Kris Jenner, vjehrra e Kanye West ka shpjeguar në një intervistë se reperi është thjesht i lodhur nga impenjimet e shumta që ka patur kohët e fundit dhe ka nevojë thjesht për pak pushim./tvklan.al