15:54 03/04/20141 Prilli duhet të sillte ulje me 10 % të çmimit për të gjitha barnat që tregtohen në farmaci, pasi në këtë datë ka hyrë në fyqi vendimi i qeverisë për heqjen e TVSH –së për ilaçet. Por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Ulje me 10% kanë pësuar vetëm 477 barnat e përfshira në listën e rimbursimit. Të tjerat po tregtohen nga farmacistë me çmimin që përmban pulla, i cili është i përllogaritur së bashku me tvsh-në. Por kjo ka shkaktuar kaos në të gjithe vendin. Urdhëri i farmcistëve ka sqaruar se ilaçet do të vazhdojnë të tregtohen me çmimin e pullës, ndërsa ulje do të pësojnë barnat që hyjnë në Shqipëri pas 1 Prillit.Vetë farmacistët jashtë kameras shprehen se nuk dinë asgjë konkrete se si do të veprohet me barnat që kanë gjendje në farmaci, të cilat janë blerë sëbashku më tvsh dhe shitja e tyre 10% më lirë do t’u shkaktonte humbje në të ardhura. Ata pohojnë se barnat e listës së rimbursueshme po jepen me çmimin e ri, dhe kjo u shkakton humbje, për të cilën ende nuk e dinë nëse do të rimbursohen.