Kaos nga moti i keq
Ka shkuar në 11 bilanci i viktimave, si pasojë e përmbytjeve kanë paralizuar thuajse të gjithë Italinë. Ekipet e emergjencave gjetën trupin e pajetë të një 61 të zhdukur, në rajonin e Venetos. Reshjet e dendura të shoqëruara me erëra të forta që i kalojnë 100 km/h, shkaktuan thyerjen e disa pemëve që u morën jetën disa personave në rrugë.
Reshjet shembën tavanin në një sallë të universitetit politeknik të Milanos. Autoritetet u detyruan të mbyllin sheshin e Shën Markut në Venecia, pasi niveli i ujit arriti në lartësinë e gjunjëve.
Shumë shkolla dhe institucione publike qëndrojnë të mbyllura, por pritet të hapen të mërkurën me përmirësimin e motit. Franca po ashtu është në situatë emergjente nga problemet që shkaktoi dëbora e dendur. Qindra automjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa mbi 150 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.
Tv Klan