Kaos tek Gjiri i Lalzit/ Trafik kilometrik, drejtuesit braktisin makinat
Fluksi i madh u pushuesve ka shkaktuar trafik kilometrik në rrugën e Gjirit të Lalzit që lidhet me autostradën Tiranës-Durrës.
Radha e automjeteve përllogaritet të jetë rreth 7 kilometra.
Drejtuesit e makinave ankohen se në zonë nuk ka asnjë patrullë policie për të ndihmuar në lehtësimin e trafikut.
Shoferët kanë dalë nga makinat e tyre duke paralizuar krejtësisht kalimin në këtë aks. /tvklan.al