Kap në shtrat gruan me 15-vjeçarin, burri…
Një 29-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi u kap në shtrat me një 15-vjeçar, nga bashkëshorti i saj. Andrea Nicole Barber, ish-mësuese, u ndalua të premten në shtëpinë e saj në Cottage Grove, Oregon, disa ditë pasi bashkëshorti zbuloi për tradhtinë.
Pak kohë pasi ishin kapur 'mat', babai i adoleshentit kishte marrë një email anonim që e pyeste nëse ishte në dijeni që djali i tij dhe mësuesja e Akademisë Kristiane Logan ishin në një marrëdhënie. Në mesazhin që i ishte dërguar më 12 Dhjetor, ai kishte marrë edhe një fotografi të çiftit në shtrat. Emaili iu raportua autoriteteve, që përcaktuan se Barber kishte kryer marrëdhënie seksuale me studentin e mitur rregullisht. Oficerët e policisë thanë se gruaja e kishte nisur lidhjen me adoleshentin në 2016-ë. Ajo u la në burg dhe tashmë përballet me disa akuza./tvklan.al