Kapadokia, “planeti” spektakolar me histori mijëra vjeçare (Video)


Kapadokia, “planeti” spektakolar me histori mijëra vjeçare (Video)

18:15 20/10/2018

Kapadokia ndodhet në rajonin qendror të Anadollit, në zemër të Turqisë. I ndërtuar mijëra vite më parë, ky rajon është rrahur gjithmonë nga era e shiu dhe për shkak të erozioneve na është dhuruar një nga formacionet gjeologjike më spektakolare që mban pa frymë çdo turist që shkon ta vizitojë.

Autorja e programit Albana Nanaj dhe gazetari Dritan Shakohoxha përmes argëtimit e aventurës, zbulojnë historinë mijëra vjeçare të një “planeti” tjetër brenda Tokës, për emisionin “Check In” në Tv Klan.

https://youtu.be/Upt4ol4kG6M?t=12s

Nëse kërkoni një destinacion intensiv me pritshmëri, në Kapadokia mund të gjeni disa zeje, që fare mirë janë edhe sporte të kalitjes së durimit dhe vullnetit.

Avanos ishte një tjetër qytezë e ngritur mbi një territor vullkanik dhe është e shquar për prodhimin e qeramikës. Kjo zonë gjithashtu është e famshme për poçarët turq me nam në punimin me dorë të enëve të baltës.

Por ajo që godet më shumë në Kapadokia dhe që nuk duhet ta humbisni kurresi është peisazhi spektakolar që të ofrojnë oxhaqet e zanave të krijuara nga agjentët atmosferikë ku poshtë tyre fshihen qytete nëntokësore, si edhe 200 kisha shkëmbore që datojnë prej periudhës së Bizantit.

Turqia, krahas peisazhit të larmishëm që të dhuron Kapadokia, ka edhe shumë vende të tjera historike që shpesh përshkruhen në serialet turke, një prej të cilëve është edhe seriali shumë i ndjekur në Tv Klan “Ertugrul”.

/tvklan.al






Të ngjashme