Kapen 161 kg drogë, në pranga 2 lezhjanë
Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi në banesën e tyre u gjet 161 kg kanabis e futur në 6 bidona dhe 3 qese plastike. Në pranga ranë Leo(Rit) Koca, 35 vjeç dhe Mark Koca, 65 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./tvklan.al