Kapen 2.5 ton drogë /Policia i shpall luftë karteleve të trafikantëve, qindra të arrestuar


Kapen 2.5 ton drogë /Policia i shpall luftë karteleve të trafikantëve, qindra të arrestuar

21:24 08/02/2018

Rio De Janeiro është pushtuar nga forcat speciale të policisë. Një megaoperacion kundër narkotrafikut ka nisur në favelat, lagjet periferikë të kryeqytetit të Brazilit. Qindra persona kanë përfunduar në pranga, ndër të cilët edhe shumë të mitur. Ndërsa policia ka sekuestruar deri tani 2.5 ton drogë. Në nisjen e operacionit autoritetet kanë mbyllur edhe hapësirën ajrore të kryeqytetit.

Policisë i është bashkuar edhe ushtria. Efektivë të saj kanë hyrë në zona të kontrolluara nga narkotrafikantët, duke bllokuar disa lagje dhe rrugë.

Situata e rendit dhe sigurisë në Rio De Janeiro është përkeqësuar shumë pas lojërave olimpike të vitit 2016, dukë e zhytur qytetin në nja valë të jashtëzakonshme dhune. Qeveria ka angazhuar me rastin e nisjes së Karnavaleve 10 mijë agjentë shtesë, të cilët do të qëndrojnë në Rio të paktën deri në fund të vitit. 

Klan Plus






Të ngjashme