Kapen 23 emigrantë ilegalë, njëri përfundon në spital
Policia ka kapur 23 emigrantë të paligjshëm në Devoll. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.
Njëri prej tyre shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Korçës. Mjekët thanë se ai vuan nga diabeti dhe kishte pësuar krizë diabetike, ndërsa aktualisht është në gjendje të stabilizuar. /
tvklan.al