Kapen 3 të rinjtë me 9 kg kokainë, shqiptarin “e tradhtoi” nervozizmi kur iu afrua policia për kontroll


Kapen 3 të rinjtë me 9 kg kokainë, shqiptarin “e tradhtoi” nervozizmi kur iu afrua policia për kontroll

20:24 05/04/2017

Policia e Chietit në Itali ka vënë në pranga 3 shqiptarë gjatë shërbimeve të shumta të kontrollit të kryera nga karabinierët në Francavilla al Mare.

Njërin prej të rinjve shqiptarë, e tradhtoi nervozizmi që tregoi, kur policia filloi të kontrollonte makinën e tyre.

Gjatë kontrollit të makinës të tipit “Smart” të drejtuar 21-vjeçari shqiptar Moris Greca, pa precedentë penalë, policia ka gjetur në brendësi të një ndarjeje të formuar në pjesën e përparme të automjetit të vogël, 900 gram kokainë të pastër.

                                                                                    Moris Greca

Makina e 21-vjeçarit ndiqej nga një tjetër automjet që drejtohej nga kushëriri i tij 25-vjeçari Armando Greca, i cili kishte histori të shumta ndaj abuzimit me drogën.

Ushtria ka kryer një inspektim në shtëpinë me qira të të rinjve në zonën e Francavilla al Mare. Brenda banesës u gjet e dashura e Morisit, 23-vjeçarja shqiptare, Amendea Jaupaj, të cilin e kishin lënë për të ruajtur një sasi droge. Në shtëpi u gjet 9 kg heroinë e fshehur brenda një valixheje.

                                                                                     Armando Greca

Policia bëri të mundur konfiskimin e sasisë së drogës, ndërkohë që 3 të rinjtë shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit dhe qëllimin e shitjes së drogës. Akuza këto të dhëna nga gjyqtari i Chietit, Federico Fazio.

                                                                                     Amendea Jaupaj

Droga me shumë gjasa për tregun në zonën metropolitane të Chietit, Pescara, kapte vlerën e 1 milion eurove./tvklan.al





Të ngjashme