Kapen rreth 300 kg marijuanë në Mal të Zi, mediat: Kamioni cisternë kishte hyrë nga Shqipëria
Sipas vlerësimeve të para, rreth 300 kilogramë marijuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë.
Droga u zbulua nga Administrata e të Ardhurave dhe Doganave.
Marijuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnjës dhe Hercegovinës, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Sipas mediave, droga do të të transportohej në Bosnje.
Klan News