Kapen 320 klandestinë nga Vlora në brigjet e Pulias (17 Janar 1999)


Kapen 320 klandestinë nga Vlora në brigjet e Pulias (17 Janar 1999)

11:01 17/01/1999

Megjithëse Qeveria Shqiptare ka aprovuar ligjin për skafet e gomonet duket se njerëzit që merren me tregëtinë e klandestinëve e kanë vazhduar të qetë punën e tyre.Mbrëmë duke u gdhirë e sotmja, policia italiane ka ndaluar rreth 320 klandestine në rajonin e Pulias të nisur nga Shqipëria. Mes tyre gra, fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Afganistani.

Policia i ka ndaluar të gjithë, mes tyre disa kosovarë me fraktura nga tronditja e gomoneve si dhe një grua shqiptare në muajin e fundit të shtatëzanisë të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Malias. Për të tjerët karitasi i Pulias ka dërguar ndihma në veshmbathje.

Mes emigrantëve ka patur dhe marokenë të cilët janë dërguar nga regjimi i Sadamit por numri më i madh i klandestinëve ka qënë nga Kosova ku furia e terrorizmit të Millosheviç bën që këta njerëz ta shohin shpresën e tyre përtej brigjeve të Adriatikut./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme