Kapen 400 kg drogë në veri të Otrantos
Plot 400 kilogramë marijuanë janë kapur në veri të Otrantos, në një operacion të përbashkët antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane e Guardia di Finanza.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se pas sinjalizimit të Policisë së Shtetit, mëngjesin e ditës së sotme në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finanza së Pulias ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë. Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur të humbiste gjurmët për disa orë. Sipas policisë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik./tvklan.al