Kapen 50 ton metamfetaminë në Meksikë
Një sasi rekord droge është kapur gjatë një operacioni të trupave të marinës ushtarake meksikane. Mbi 50 ton metamfetaminë u kapën në një laborator nëntokësor në një pyll në shtetin federal të Sinaloas në perëndim të Meksikës.
Disa foto të shpërndara nga Ministria meksikane e Marinës, tregojnë trupat specialë të veshur me kostume të veçanta kundër helmimit.
Krahas sasisë rekord të metamfetaminës, në zonë u gjetën edhe fuçi me lëndë kimike për përgatitjen e saj. Dyshohet se droga i përket kartelit të famshëm të Sinaloas, ndër më të mëdhenjtë në Amerikën Latine.
Meksika është një prej furnizuesve kryesorë të tregut të Shteteve të Bashkuara me metamfetaminë dhe pikë kyçe e transportit të lëndëve narkotike nga vendet e tjera latine.
Tv Klan