Kapen 517 kg kanabis në Memaliaj
517 kilogramë kanabis dhe 1440 fishekë luftarakë janë sekuestruar në Memaliaj, në kuadër të operacionit “Bishanaj”.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar 54-vjeçari Neim Bishani, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, teksa në gjendje të lirë është proceduar Q.R., (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç. Operacioni erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative se Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë. Droga u gjet në afërsi të banesës së tij e ndarë në 60 thasë dhe peshë totale 517 kilogramë. /tvklan.al