Kapen 7 emigrantë shqiptarë në Britani
7 shqiptarë, të cilët tentuan të futeshin në mënyrë të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe u ndaluan nga autoritetet atje të mërkurën. Ata u zbuluan brenda një trajleri në Portin e Tyne, pranë Newcastle.
Shqiptarët mësohet se ishin të gjithë meshkuj të moshës 18 deri në 37 vjeç dhe u zbuluan nga oficerët e kufirit orët e para të së mërkurës, pasi kishin mbërritur me traget nga Amsterdami.
6 prej tyre u kthyen mbrapsht për në Holandë, ndërsa i 7-ti po hetohet nga Home Office.
Kjo pasi ky i fundit mësohet se kishte kërkuar azil, për këtë arsye u shoqërua në qendrat e emigrantëve derisa kërkesa e tij të procesohet nga autoritetet përkatëse.
/tvklan.al