Video/ Kapen 75 kg kanabis, arrestohet gruaja dhe shpallet në kërkim djali
Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis. Në pranga ka rënë Luljeta Kapaj ,pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në banesën e saj në lagjen ”Kushtrimi”është konstatuar dhe sekuestruar lënda narkotike, e cila ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë.
Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./tvklan.al