Kapen armë kontrabandë në Maqedoni – (26 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Armë kontrabandë nga Shqipëria me destinacion Kosovën u gjendën dje në një fshat të Maqedonisë. Televizioni privat Sitel, njoftoi se 120 arka me pushkë, automatikë e kallashnikov si dhe 2 ton municione u zbuluan në një hotel në jug të fshatit Kravari të Maqedonisë. Me këtë rast u arrestua pronari i hotelit dhe një qytetar shqiptar. Policia nuk ishte menjëherë e disponueshme për të bërë komentet përkatëse. Me gjithë përpjekjet e policive të dy vendeve, fakti është se kontrabanda mes Maqedonisë dhe Shqipërisë ende vazhdon./tvklan.al