Kapen autorët e vrasjes në Kavajë – (4 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kapen autorët e masakrës së ndodhur në afërsi të Rrogozhinës. Forcat e policisë së Komisariatit të Kavajës me ndihmën e specialisteve kriminaliste nga Drejtoria e Prefekturës kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve Ismet dhe Agim Agushi si dhe Hydajet Tafës. Këta persona kanë vrarë e më pas djegur në automjetin e tyre dy ditë më parë në afërsi të Rrogozhinës, Pëllumb Tafën dhe Skënder Ahmetën.
Motivi që ka shtyrë vëllezrit Agushi për vrasjen ka qenë hakmarrja ndaj vëllait të vrarë në Itali në Janar 1999, nga dy shtetasit e djegur në automjetin e tyre të dyshuar si autorë të disa veprave penale nga uniformat blu të Kavajës. Kapja e tyre u bë e mundur vetëm 30 minuta pas masakrës.
Personat e ndaluar në Kavajë janë të izoluar në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Prefekturës së Tiranës për arsye sigurie ndaj të cilëve po vazhdon intesivisht hetimi ndërkohë që materialet i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës./tvklan.al