Kapen dy personat të shpallur në kërkim


Kapen dy personat të shpallur në kërkim

15:19 27/04/2016

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia, janë arrestuar ditën e sotme në dy qytete në Jug të Shqipëris, në Gjirokastër dhe në Përmet.

Policia e Përmetit ka ndaluar Julian Hilën, 33 vjeç, banues në Përmet, sepse për të Gjykata e Apelit Tiranë  në vitin 2015 e ka lënë në fuqi vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ,e cila e ka dënuar me 7 vjet burgim  për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “.

Ndërsa policia e Girokastër ka arrestuar, Besjan Sina,  29 vjeç,  banues në Gjirokastër. Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë Fier , në Prill 2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “./tvklan.al






Të ngjashme