Kapen dy trafikatë armësh në Veri të Shqipërisë (11 Gusht 1998)
Në zonën e Hasit në veri policia ka vënë në pranga dy trafikantë armësh. Të rinjtë transportonin armë në një makine tip benz. Pas arrestimit në flagrancë Rexhep Shoku dhe Hajredin Ukdiaj u sekuestrua gjithë armatimi. Ai përbëhej nga një mitraloz, pesë shtretër mitralozi, një granatëhedhës, një murtajë, dy arka me predha si dhe 3000 fishekë. Sipas burimeve të policisë këto armë kishin si destinacion kufirin verior. Hetimet vazhdojnë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili