Kapen me 160 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali


Kapen me 160 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

10:26 09/10/2017

Dy shqiptarë, 29 dhe 33 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Milanos pasi u kapën duke shkarkuar 22 pako me marijuanë në një zonë në Monza.

Autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për një sasi prej 160 kg marijuanë në total. Sipas medias lokale, në një kontroll tjetër të ushtruar në shtëpinë e 29-vjeçarit, policia sekuestroi 11 kg të tjera marijuanë.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, përballen me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike ndërsa policia italiane po vazhdon hetimet për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.

/tvklan.al






Të ngjashme