Kapen me 4.5 kg drogë, në pranga dy të rinj


Kapen me 4.5 kg drogë, në pranga dy të rinj

17:37 15/08/2016

Lezhë - Policia ka sekuestruar 4.5 kg kanabis, si dhe ka vënë në pranga dy persona. Në sajë të operacionit antidrogë të koduar "Panorama",  u arrestuan në flagrancë Kristian Pali , 24 vjeç dhe Klodian Osmani , 20 vjeç, të dy banues në Shkodër .

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije, se këta 2 persona u vunë në pranga, pasi në automjetin e tyre, tip Benz me targa AA 711 MO , u konstatua lënda narkotike të cilën po e transportonin për shitje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan : 4.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe automjeti tip Benz me targa AA 711 MO

droge 2

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" ./tvklan.al





Të ngjashme