Tiranë/Kapen me 59 kg drogë, në pranga 2 vëllezër


Tiranë/Kapen me 59 kg drogë, në pranga 2 vëllezër

22:36 07/10/2016

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar 59 kg lëndë narkotike, si dhe ka vënë në pranga 2 vëllezër.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga kanë  Haxhi Qefalia, 36 vjeç dhe Vullnet Qefalia, 31 vjeç , lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël, Zallherr.

Ndërsa në gjendje të lirë po procedohen bashkëshortët Sh. K., 53 vjeç dhe Xh. K, 53 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël.

Sipas policisë, gjatë orëve të pasdites, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, kanë marrë informacion në rrugë operative se Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një banesë në fshatin Priskë e Vogël.

Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku gjatë kontrollit të banesës të marrë me qira nga Haxhi Qefalia, është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa, me një peshë 55.3 kg.

Gjithashtu nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë në një distancë rreth 20 m, larg kësaj banese, në tentativë për t’u larguar Vullnet Qefalia, i cili u kap me 3.7 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me njëri- tjetrin)  ishin pronarët e banesës ku u gjet lënda narkotike, të cilën ia kishin dhënë me qira gjysmën e baneses Haxhi Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë./tvklan.al






Të ngjashme