Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë


Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë

09:32 16/10/2016

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë ndërsa një tjerër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për lëndë narkotike.

Burime të policisë bëjnë me dije se të arrestuarit janë :

Ahmet Isufi, 25 vjeç, banues në Durrës dhe Armando Marku, 26 vjeç, banues në Rubik, Mirditë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç,  banues në Rubik.

Sipas policisë  në orët e vona të mbrëmjes,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rubik,  Ahmet Isufi është kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga veprimet e mirëfillta hetimore  të kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se këtë sasi lëndë narkotike e ka  marrë nga Armando Marku me qëllim dorëzimin tek E.Ll.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./tvklan.al






Të ngjashme