Kapen me kokainë, spiunojnë tek policia greke shqiptarin që u shiti drogën


Kapen me kokainë, spiunojnë tek policia greke shqiptarin që u shiti drogën

09:29 18/06/2017

Dy persona janë arrestuar në Janinë nga policia greke, të cilët u kapën me disa doza kokainë.

Ata janë një 22-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar grek, të cilëve ju gjetën 25 gram kokainë në makinën e tyre.

Gjatë marrjes në pyetje, ata treguan personin që u kishte shitur lëndën narkotike. Kështu, policia u vu në ndjekje të tij dhe në Selanik arrestoi furnizuesin. Ai është një 25-vjeçar nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, agjentët e anti-drogës sekuestruan 38 gram kokainë, 4.5 gram kanabis, 880 Euro dhe dy celularë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur. /

tvklan.al






Të ngjashme