Kapen në flagrancë teksa ushtronin prostitucion, 4 në pranga

Foto arkiv

Kapen në flagrancë teksa ushtronin prostitucion, 4 në pranga

10:03 20/05/2017

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 4 persona për ushtrim prostitucioni.

Në kuadër të operacionit  të koduar “LADIES”, u arrestuan 27-vjeçari me iniciale B.M. dhe 32-vjeçari me iniciale G.B.,  të dy banues në Tiranë, si dhe dy të rejat që ushtronin prostitucion, 37-vjeçarja me iniciale A.I. dhe 25-vjeçarja me iniciale D.B., banuese në Sarandë dhe Berat respektivisht.

Operacioni ishte rezultat i hetimit disa mujor dhe katër personat u kapën në një banesë në lagjen nr.1 Sarandë duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari./tvklan.al






Të ngjashme