Kapen refugjatët shqiptarë të fshehur në avion
Katër emigrantë shqiptarë janë kapur nga policia franceze të fshehur në një avion të vogël në përpjekje për të shkuar në Britani të Madhe. Sipas mediave franceze, avioni privat u ndalua në pistën e një aeroporti në veri të Francës, ku u arrestua piloti dhe ndihmësi i tij, të dy shtetas anglezë.
Emigrantët shqiptarë do të kontrabandoheshin drejt Britanisë nga dy anglezët kundrejt një tarife që nuk dihet. Tre të rritur dhe një fëmijë 3 vjeç ishin refugjatët shqiptarë që u ndaluan nga autoritetet.
Nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë përpiqen të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë ilegalisht në Britani të Madhe. Theksojmë se avioni i vogël me të cilin do të udhëtonin kishte kapacitet për dy persona.
Në raste të tjera, refugjatët shqiptarë janë fshehur në kamionë frigoriferë duke rrezikuar jetën e tyre. /
tvklan.al