Kapen sinjale aliene nga një tjetër galaksi
Të mërkurën, shkencëtarët bënë të ditur se kanë arritur të gjejnë prejardhjen e disa sinjaleve jashtëtokësore, të cilat ishin dalluar prej vitesh.
Këto valë radioje kozmike tepër të rralla u kapën nga astronomët për herë të parë para 10 vitesh. Disa sugjeruan se kjo energjie e vrullshme misterioze mund të ishte shenjë e një jete aliene që po përpiqet të na kontaktojë.
Tashmë, shkencëtarët kanë arritur të gjejnë burimin nga ku vijnë këto sinjale. Bëhet fjalë për një galaksi xhuxhe më shumë se 3 miliardë vite dritë larg nga Toka.
Këto sinjale të vrullshme dhe të shkurtra u “dëgjuan” filimisht në 2007 – ën nga radio teleskopët.
Sinjali ishte i përkohshëm dhe gati i rastësisshëm ndaj u deshën vite para se astronomët të binin dakord që nuk bëhej fjalë për një defekt të telekopit. Një tjetër valë sinjalesh të zbuluara në 2012 –ën, i dhanë mundësinë grupit të shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë, Berkley – it dhe Cornell që të monitoronin këtë hapësirë të caktuar në qiell.
Tashmë ata kanë arritur të gjejnë prejardhjen e saj.
Vetë fakti që është bërë e mundur vendndodhja e këtyre sinjaleve për shkencëtarët është një avacim i madh në përpjekjen për të kuptuar këto evente.
Ekspertët përdorën një program të avancuar që gjatë vitit të shkuar detektoi 9 vërshime valësh në një periudhe 1 mujore. Kjo ishte e mjatueshme për të përcaktuar vendndodhjen e saj në qiell./tvklan.al