Kapet 1 ton drogë, në pranga 8 gra dhe 1 burrë
Një sasi kanabisi është sekuestruar mbrëmjen e sotme pranë vendit të quajtur “Nënstacioni” në rrethinat e Sarandës. Sipas të dhënave të policisë lokale vendi i depozitimit të drogës ishte një tunel.
Dy furgona policie kanë transportuar lëndën narkotike.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës 9 persona, 8 prej të cilëve janë gra.
Droga ishte e futur në thasë e gatshme për tu trafikuar.
Ajo është duke u peshuar dhe pritet që policia të bëjë një njoftim zyrtar për këtë aksion.
Tv Klan