Kapet 200 kg kanabis në Kapshticë
Një sasi prej 200 kg kanabis janë sekuestruar gjatë natës në Kapshticë.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të policisë kufitare në tavanin e një kamioni, i cili transportonte frigoriferë në Greqi.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, rreth 55 vjeç nga Tirana.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë.
Tv Klan