Kapet 23-vjeçari i akuzuar për përdhunim
Është arrestuar një i ri nga Divjaka, i cili akuzohet për përdhunimin dhe përndjekjen e një të rriture.
Sipas një njoftimi të policisë, në pranga ka përfunduar Juljan Rustami, 23 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekje”.
Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al