Kapet 300 kg kanabis në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 300 kg kanabis që dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Droga është gjetur në fshatin Dritë shumë pranë kufirit grek. Pas kësaj janë shoqëruar në komisariat 7 persona, që dyshohet se do të trafikonin lëndën narkotike.
Të shoqëruarit janë banorë të fshatit Picar, ndërsa ditët e fundit janë goditur disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Tv Klan